Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dhunoi dhe mori peng qytetarin, biznesmeni i naftës nën hetim nga prokuroria

Dhunoi dhe mori peng qytetarin, biznesmeni i naftës nën hetim nga prokuroria
October 13
11:47 2019

Biznesmeni i naftës Frident Kuqi është duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranës, për akuzat “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Keqtrajtim personi”.

Nga të dhënat e disponueshme mësohet se Kuqi, pronar i kompanisë së njohur të naftës ‘Elda”, është përfshirë në një ngjarje kriminale, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe më pas ka marrë peng pronarin e një pike karburanti në qytetin e Përmetit. Sipas “BalkanWeb” bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Ibrahimi, 57 vjeç. Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur konkretisht në datën 3 tetor, pranë komisariatit nr.1 në kryeqytet.

Biznesmeni akuzohet se ka marrë peng Ibrahimin dhe përmes presionit e ka çuar tek noteri, ku duhet të firmoste një dëshmi ku pranonte se i kishte një borxh prej 30 milionë lekësh të vjetra Kuqit. E gjitha kjo pasi biznesmeni i kërkonte 57-vjeçarit qiranë e pikës së karburantit në Përmet.

Ndërkohë, Policia në një njoftim zyrtar të saj nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjarja, ndërsa shkruante se:

Më datë 03.10.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit F.K., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, ka kanosur e goditur me grusht, shtetasin G. I., 57 vjeç, banues në Përmet”. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share