Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunoi administratorin në Dibër, ndalohet i dyshuari Selishta

Dhunoi administratorin në Dibër, ndalohet i dyshuari Selishta
September 10
14:58 2016

Policia e Dibrës ka shoqëruar të dyshuarin Dritan Selishta, i cili akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka dhunuar kreun e Njësisë Administrative Tomin në Dibër, Nuri Meda.

34-vjeçari i njohur si person me precedent të mëparshëm penalë dhe si militant i Partisë Demokratike nuk ka bërë rezistencë kur policia ka shkuar në banesën e tij në Brezhadan.

Lidhur me këtë ngjarje, Partia Socialiste është shprehur se ky është një akt i turpshëm, ndërsa PD e ka lidhur këtë çështje me blerjen e votave. Nga ana tjetër, i dhunuari Nuri Meda, i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se kishte shkuar në vendngjarje pasi ishte informuar se Selita po shpërndante para me qëllim blerjen e votave.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:00, në fshatin Brezhdan, njësia administrative Tomin, në afërsi të banesës së tij, shërbimet e policisë kanë bërë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor Dritan Selishta, 34 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, Dibër, person me precedent të mëparshëm kriminal.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 08.09.2016, në fshatin Pilaf, njësia administrative Tomin.

Ky shtetas dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta administratorin e njësisë administrative Tomin, shtetasin N.M, 58 vjeç.

Shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë Dibër të shtetasit Dritan Selishta dhe në bashkëpunim me prokurorinë do të kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje