Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunoi 3-vjeçarin, lihet në burg Anjeza Shabani: Më ngritën kurth

Dhunoi 3-vjeçarin, lihet në burg Anjeza Shabani: Më ngritën kurth
July 14
12:30 2016

Në seancën e sotme gjyqësore, Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg pronaren e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, e akuzuar për dhunimin e një të mituri në forma të rënda. Ajo apeloi masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, apelim që nuk është marrë në konsideratë nga Apeli.

Anjeza Shabani është shprehur sot e penduar duke thënë se situata i doli nga duart, por gjithësesi është shprehur se iu ngrit kurth. “Jam penduar. Situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai gjest, e di. Po ta shihni videon, jam penduar që atë moment. Më ngritën kurth, edukatorja mbante qëndrim neutral”, ka deklaruar Shabani.

Ajo u vu në pranga rreth një muaj më parë pas publikimit të videos në emisionin investigativ “Stop” ku ajo shihej teksa dhunonte një fëmijë 3-vjeçar.

Komento