Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunoi 3-vjeçarin, “arrest me burg” për Anjeza Shabanin

Dhunoi 3-vjeçarin, “arrest me burg” për Anjeza Shabanin
June 23
12:49 2016

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për administratoren e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, e cila akuzohet për dhunën e ushtruar mbi 3-vjeçarin. Ajo u arrestua pas publikimit të pamjeve të rënda në emisionin investigativ “Stop”, ku shihej si ushtronte dhunë mbi të miturin.

Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës dorëzoi në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Shabanin nën akuzën për “keqtrajtim të miturish”. Përpara nisjen së seancës, ajo u prit jashtë dyerve të gjykatës nga babai i saj, të cilit iu drejtua “Jam mirë bab”, ndërkohë që ai mësohet t’i ketë thënë “Bravo, e fortë të bëhesh”.

Komento