Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunohet shefi i burgut 313, e qëllojnë me shkop bejsbolli

Dhunohet shefi i burgut 313, e qëllojnë me shkop bejsbolli
January 17
18:46 2018

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku shefi i Regjimit të Burgut 313 ka rënë pre e dhunës barbare. Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut rreth orës 06:30. Sipas Balkanweb Bledar Pura është goditur me shkop bejsbolli, ndërsa tashmë ndodhet në spitalin ushtarak. Deri më tani ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

Autorët e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth identifikimit dhe kapjen e tyre.

Njoftim i Policisë
Më datë 17.01.2018, rreth orës 08.00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur zona e “Freskut”, një shtetas ndodhet i shtrirë. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në vendin e quajtur zona e “Freskut”, në afërsi të një pallati ështe gjendur i dëmtuar shtetasi B.P., 36 vjeç, ku sipas deklarimit të tij dyshohet se është dëmtuar nga 2-3 persona. Shtetasi B.P., është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Shperndaje