Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dhunohet barbarisht gazetarja kosovare Arbana Xharra

Dhunohet barbarisht gazetarja kosovare Arbana Xharra
May 13
08:56 2017

Gazetarja nga Kosova Arbana Xharra është dhunuar barbarisht mbrëmjen e djeshme në Prishtinë pak pasi ishte kthyer nga një vizitë në Tiranë ku ndodhej për të kryer një intervistë.

Ajo është sulmuar nga persona të paidentifikuar jashtë shtëpisë së saj, në parking.

Menjëherë ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim më të specializuar, ku raportohet se ka qëndruar për disa orë nën kujdesin e mjekëve dhe më pas është dërguar në shtëpi.

Një muaj më parë, gazetarja u kërcënua nga ekstremistë fetarë, që vizatuan mbi muret e shtëpisë së saj kryqe me bojë të kuqe. Pak ditë më parë, gazetarja u anëtarësua me PDK-në e Kadri Veselit.

Pas aderimit të saj në PDK, Xharra ka qenë vazhdimisht cak i militantëve të Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të aderimit të saj në PDK, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale ndaj saj.

Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri” edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një version të saj për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që nuk dihen ende autorët e sulmit. /Blitz.al/

Share