Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunimi i deputetit Ndocaj, kryeprokurori i Prizrenit: Kërkuam masën e paraburgimit për dy autorët

Dhunimi i deputetit Ndocaj, kryeprokurori i Prizrenit: Kërkuam masën e paraburgimit për dy autorët
September 27
17:40 2016

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, i cili u përfol se ishte rrahur nga disa persona gjatë një vizite të zhvilluar në Kosovë, e ka mohuar lajmin përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku shprehej se ishte mirë me shëndet.

Megjithatë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, e ka konfirmuar ngjarjen. Ai ka treguar se sulmi ndaj deputetit Ndocaj është kryer nga dy persona, një shtetas nga Shqipëria dhe një nga Kosova.

Më tej, kryeprokurori bën me dije se ka kërkuar që ndaj dy autorëve të këtij sulmi të caktohet masa e paraburgimit. Sipas tij, personi që ka sulmuar “Kaubojin” dhe që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren.

Deputeti socialist Eduart Ndocaj thuhet se është rrahur në Landovicë të Prizrenit. Incidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje