Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunimi i biznesmenit libanez, shkak u bë sherri pas përplasjes

Dhunimi i biznesmenit libanez, shkak u bë sherri pas përplasjes
September 10
17:13 2016

Një konflikt pas përplasjes së dy mjeteve është bërë shkaku i dhunimit të biznesmenit libanez në Tiranë. Shtetasi i huaj, rezident në Shqipëri, Fidi Mitri, ishte njëri ndër të dhunuarit e konfliktit që ndodhi në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku u përplasen dy mjete, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.

Në konflikt u përfshinë drejtuesit e mjeteve, ku mbetën të plagosur drejtuesi i njërit mjet, shtetasi me iniciale E. M. dhe biznesmeni Mitri. Ky i fundit, u dërgua menjëherë në spital ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, të dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe më pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresorëve”, – citohet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje