Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunimi i biznesmenit libanez, policia identifikon 3 autorët

Dhunimi i biznesmenit libanez, policia identifikon 3 autorët
September 14
19:39 2016

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me atë të Durrësit, kanë arritur të identifikojnë 3 autorët e sulmit ku mbeti i plagosur biznesmeni libanez. Burime për “News 24” bëjnë të ditur se pritet që ata arrestohen nga momenti në moment në vijimësi të operacionit.

Sipas burimeve policore, konflikti mes 54-vjeçarit dhe tre të dyshuarve ka qenë për shkak të një çështjeje pronësie, konkretisht për një pronë në Gjirin e Lalzit. Disa fotografi që janë realizuar pak përpara aksidentit dyshohet të kenë irrituar edhe më tepër autorët e sulmit.

Ngjarja u shënua pak ditë më parë, në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku biznesmeni Faad Mitri ndodhej në shoqërinë e familjes. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje