Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunimi i biznesmenit libanez në sy të gruas dhe fëmijës, autorët e filmuan

Dhunimi i biznesmenit libanez në sy të gruas dhe fëmijës, autorët e filmuan
September 12
10:40 2016

Biznesmeni libanez Fadi Mitri, që u dhunua pak ditë më parë pas një sherri për përplasjen e dy mjeteve, mësohet se në atë moment ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija.

Burime për “Panorama” janë shprehur se ai është goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë, goditje që i kanë shkaktuar hematoma të shumta. Në dëshminë e dhënë në polici, biznesmeni ka deklaruar se një ndër autorët e sulmit ka filmuar të gjithë skenën.

Sipas tij, autorët mund të kenë qenë të porositur për sulmin nga të tjerë persona. Biznesmeni ka mundur të fiksojë targën e automjetit “Touareg”, në të cilin ndodheshin autorët. Targat e automjetit mund të jenë të vjedhura dhe të përdorura enkas për kryerjen e sulmit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje