Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhuna policore te liqeni, reagon “supermotra” e deputetit Balla

Dhuna policore te liqeni, reagon “supermotra” e deputetit Balla
March 30
17:29 2016

Motra e deputetit Taulant Balla ka reaguar në rrjetin social “Facebook” lidhur me dhunën policore që ndodhi te liqeni ku protestohej kundër ndërtimit të parkut të lojërave.

“E di që mendoni se unë jam personi i fundit që më lejohet të komentoj, por nuk rri dot pa thënë që Gelsi është një djalë i shkëlqyer e për t’u marrë shembull dhe nuk meriton të trajtohet në këtë mënyrë. Sinqerisht më vjen turp për këta njerëz që kam votuar. Shpresoj me gjithë zemër të zgjidhet sa më shpejt kjo mesele, Erinda”,- shkruante Alba Balla në Facebook.

Ajo ka shprehur tronditjen që i ka shkaktuar mënyra e ndalimit të një aktivisti të opozitës. Motra e deputetit ka reaguar me një koment në mbështetje të bashkëshortes së të arrestuarit Grigels Muçollari, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Grigels Muçollari ishte mes 13 të ndaluarve nga policia pas protestës së opozitës te parku i liqenit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje