Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dhuna mbi turistët spanjollë, IKMT-ja shemb restorantin në Porto Palermo

Dhuna mbi turistët spanjollë, IKMT-ja shemb restorantin në Porto Palermo
August 21
08:21 2019

Forca të shumta Policie dhe IKMT-ja kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Porto Palermo dhe po kryejnë shembjen e restorantit “Panorma”.  Ky aksion vjen menjëherë pas ngjarjes së rëndë ku u përfshi pronari i saj, i cili dhunoi turistët spanjollë.

Familjarët e Mihal Kokëdhimës kanë nisur të heqin pajisjet e restorantit, ndërsa ka fillluar shembja e plotë  e ndërtesës. Pronari i lokalit ndodhet pas hekurave, pasi gjykata vetëm pak ditë më parë, pasi dëgjoi dëshminë e tij, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Restoranti “Panorma” nuk kishte lejen përkatëse pasi ishte në proces legalizimi. Kujtojmë që turistët spanjollë u larguan nga lokali i Mihal Kokëdhimes pasi nuk mbetën të kënaqur nga shërbimi i ofruar. Ky moment ka bërë që pronari të ndjekë nga pas makinën e tyre, ndërsa më pas u kap në kofanon e mjetit duke goditur me grushte xhamin e tij. Video-ja e ngjarjes u bë virale në rrjet, në Shqipëri dhe jo vetëm, pasi ditën e djeshme dhe “Daily Mail” e kishte publikuar rastin:

Por kush ishte familja spanjolle që u dhunua në Himarë?

Kryefamiljari Eugenio Galdon është një emër shumë i njohur në Spanjë. Ai është një ndër biznesmenët më të fuqishëm të shtetit iberik. Galdon është themelues i ONO, kompania që ofron shërbime telefonike, televizive dhe internet, si dhe ka qenë President i kësaj kompanie deri në nëntor të vitit 2018.

Por përveç biznesit, ai njihet si një emër shumë i rëndësishëm edhe në administratë, teksa ka mbajtur poste mjaft të larta. Galdon ka qenë shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll, Adolfo Suárez dhe ish-drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar mazhoritar i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone”  për 7.2 miliardë euro. Që nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. AI është pjesë e 200 njerzve më të pasur në Spanjë. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

 

 

Share