Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhuna gjatë luftës, Jahjaga: Ende s’ka mbaruar

Dhuna gjatë luftës, Jahjaga: Ende s’ka mbaruar
March 28
14:54 2016

Në forumin “Dhuna seksuale në konflikt dhe përtej”, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se dhuna seksuale ishte përdorur si mjet lufte në Kosovë ndaj mijërave grave dhe burrave, për të ushtruar tek ata frikën, shtypjen, pastrimin etnik, çnderimin e burrave.

“Afër njëzet mijë qytetarë të pafajshëm mbajnë në vete plagët e veprave të tmerrshme të dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe, të cilat i shndërruan trupat e tyre në fushëbeteja për përfitime politike. Dhe përderisa ne lëvizëm përpara për të rindërtuar të ardhmen tonë nga gërmadhat e shkatërrimit dhe vuajtjes së pamasë njerëzore, duke u munduar me shumë sfida të ndërtimit të një vendi paqësor, stabil dhe të sigurt, ne i lamë viktimat e këtij krimi të tmerrshëm që vetë ta luftojnë turpin, izolimin dhe përjashtimin shoqëror pa mbështetje të duhur institucionale dhe shoqërore”, – u shpreh presidentja sipas “Telegrafit”.

Ajo tha më tej se ka dëgjuar mjaft tregime dhunimesh të nënave, fëmijëve, të cilët humbën shumë. “Në të gjitha këto tregime po ashtu u bëra dëshmitare e guximit të vajzave të reja dhe grave, të cilat përkundër çdo gjëje, gjetë forcë për të rindërtuar jetët e tyre, të kujdesen për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilat i luftojnë çdo ditë tmerret që i kanë përjetuar”,- theksoi ajo.

Jahjaga deklaroi se ka ende për të bërë, për t’u ofruar të dhunuarve drejtësinë që meritojnë. Presidentja vuri në dukje se do të kryhen obligimet institucionale dhe shoqërore, si dhe do të kërkohet drejtësi për të mbijetuarit.

Komento