Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhoma e zhveshjes së skudrës Japoneze pas ndeshjes do t’ju lërë thjesht pa fjalë

Dhoma e zhveshjes së skudrës Japoneze pas ndeshjes do t’ju lërë thjesht pa fjalë
July 03
12:44 2018

Mbrëmë ndeshja midis Belgjikës dhe Japonisë në Botëror ka qenë mjaft dramatike dhe emocionuese në të njëjtën kohë e sidomos për Japonezët. Të dyja skuadrat bën një lojë mjaft dinjotoze. Japonia ishte në avantazh 2-0 por ishte Belgjika ajo që përmbysi rezultatin duke e kthyer në 3/2 në sekondat e fundit të shtesës.

Sigurisht që Japonezët do të mbahen mend për një super lojë këtë botëror por jo vetëm kaq. Disa foto ku tifozët japonez po pastrojnë shkallët e stadiumit po bëjnë xhiron e botës. Ata edhe pse në dhimbje për humbjen e skuadrës së tyre të zemrës kanë pastruar çdo gjë. Por kur të shihni dhomën e lojtarëve do të habiteni. Ata kanë sistemuar çdo gjë bashkë me stafin pas përfundimit të ndeshjes dhe duket sikur në atë dhomë nuk ka pasur asnjëri. Ekipi Japonez kishin lënë edhe një letër në gjuhën ruse ku shkruhej “Faleminderit”.  Po të shihni dhomat e zhveshjes të skuadrave të tjera janë një lëmsh i vërtetë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje