Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dhëmb për dhëmb” deri në sekondën e fundit

“Dhëmb për dhëmb” deri në sekondën e fundit
November 08
12:33 2016

Amerika ka nisur votimin.

Trump apo Clinton?  Cili do të jetë lideri i ardhshëm i SHBA-ve?

Gara pritet me interes të madh jo vetëm në shtetin më të fuqishëm të botës, por në dhjetëra vende të tjera që varen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga politikat amerikane.

Në SHBA zgjedhjet sapo kanë filluar, duke qenë se jemi në një distancë kohore prej 5-6 orësh.

Deri tani sondazhet tregojnë kryesuese Clinton me 4 pikë, megjithatë pritet të shikohet vijimësia gjatë ditës, sepse eksperienca ka treguar se shumë votues “gri” të lëkundur vendosin në çastin e fundit, pasi shohin trendin përgjatë ditës.

Sido që të votojnë amerikanët këto zgjedhje do të mbeten në histori.

Nëse fiton, Hillary Clinton do të jetë gruaja e parë presidente në 240 vjet të ekzistencës së SHBA-ve.

Nëse fiton Trump, do të jetë karshillëku më i madh që i kanë bërë votuesit politikës amerikane dhe “monopoleve” politike të krijuara prej dekadash. /Blitz.al/

trump

Komento
Shperndaje