Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Devoll, plasin 2 bombola gazi, plagosen 2 infermierë dhe 1 qytetar

Devoll, plasin 2 bombola gazi, plagosen 2 infermierë dhe 1 qytetar
January 12
13:25 2017

Tre persona janë plagosur në Devoll, pasi kanë shpërthyer 2 bombola gazi.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit në qendrën spitalore të Bilishtit janë plagosur 2 infermierë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur ata po ngroheshin pranë saj dhe raportohet se të tre ndodhen në gjendje kritike për jetën, pasi janë transportuar në spitalin e Korçës për mjekim më të specializuar. Nëse gjendja e tyre vijon kritike, pritet që ata të transportohen për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe zjarrfikësja për të shuar flakët.

Nuk dihet shkaku i shpërthimit të bombolës së gazit, por dyshohet se rrjedhja e gazit ka sjellë këtë ngjarje të rëndë.

Gjithashtu një tjetër bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Bilishtit dhe është plagosur një qytetar, që mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  /Blitz.al/

Shperndaje