Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Devoll, kush ishte efektivi i policisë që humbi jetën në aksident në krye të detyrës

Devoll, kush ishte efektivi i policisë që humbi jetën në aksident në krye të detyrës
June 01
10:27 2017

Një aksident i ka marrë jetën një efektivi policie në Devoll të Korçës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në aksin Korçë-Devoll, kur makina tip “Mitsubishi” me targa “Policia 0305”, ku udhëtonin 4 efektivë policie, të cilët sapo kishin përfunduar kontrollin për hashash në zonën e Devollit ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën polici 27-vjeçar Lorent Duli, i cili drejtonte mjetin si dhe janë plagosur tre persona të tjerë, të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.

Punonjësit e lartpërmendur në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësi i cili humbi jetën.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje