Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detyronte një shtetas të lypte në rrugë, pranga një të dyshuari në Shkodër

Detyronte një shtetas të lypte në rrugë, pranga një të dyshuari në Shkodër
October 25
10:27 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Shkodrës ka ndaluar një shtetas të dyshuar për shfrytëzim të një shtetasi tjetër me qëllim përfitimi, duke e detyruar që të lypte në rrugë.

Më datë 25.10.2016, nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të një hetimi u bë i mundur ndalimi i shtetasit Bardhyl Karamonllari, 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ky shtetas dyshohet se ka shfrytëzuar me qëllim përfitimi shtetasin A.M. 40 vjeç, banues në Korçë, duke e detyruar nën presionin psikologjik që të lypte nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, ku e dërgonte me mjetin e tij “Opel” dhe të gjitha fitimet i administronte vetë shtetasi Bardhyl Karamonllari.

Gjithashtu vazhdojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, nëse ka persona të tjerë të implikuar apo të mbajtur nën presion në këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i personave”, parashikuar nga Neni 110/a e Kodit Penal.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje