Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detyronte dy femra t’i dërgonin foto nudo, pranga shantazhuesit në Kosovë

Detyronte dy femra t’i dërgonin foto nudo, pranga shantazhuesit në Kosovë
April 24
13:57 2016

Një shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi akuzohet se detyronte dy femra t’i dërgonin foto nudo dhe më pas u bënte shantazh me to. Policia e Kosovës ishte vënë në dijeni të këtij rasti që prej 21 prillit, ndërkohë që arrestimi i të dyshuarit është bërë i mundur sot.

“Më 23.04.2016 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti duke i kanosur dy viktimat femra K/Shqiptare i ka detyruar t’i dërgojnë foto nudo të viktimave me qëllimin që pastaj të njëjtat foto t’i publikonte në rrjetet sociale”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketimet
Shperndaje