Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deti i Kinës Jugore, Gjykata e Hagës favorizon Filipinet

Deti i Kinës Jugore, Gjykata e Hagës favorizon Filipinet
July 12
12:29 2016

Kina ka humbur një çështje të rëndësishme juridike lidhur me të drejtat e saj mbi Detin e Kinës Jugore. Ky vendim do ndikojë drejtpërsëdrejti në kontrollin e saj mbi “ujërat e diskutueshëm”. Me shumicë votash, Gjykata e Hagës favorizoi kërkesën e Filipineve.

“Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte baza të mjaftueshme ligjore që Kina të kërkojë të drejtat historike mbi këto ujëra apo resurse.”, citohet në vendimin e Hagës. Kina e ka cilësuar vendimin e gjykatës si të pabazë duke u shprehur se refuzon ta pranojë atë.

Në vijim, Gjykata e Hagës zbuloi se Kina kishte shkelurtë drejtat sovrane e Filipineve, duke ndërhyrë në zonën e peshkimit dhe të naftës të kësaj të fundit. Tribunali ka cituar se peshkatarët nga Filipinet (si ato nga Kina) k0anë pasur të drejtat tradicionale të peshkimit në Scarborough Shoal dhe se Kina kishte ndërhyrë duke kufizuar qasjen.

Kina kërkoi të drejta të plota duke përfshirë shkëmbinjtë nënujorë dhe ishujt në Detin e Kinës Jugore.

Etiketimet
Shperndaje