Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detajet e vrasjes në Pogradec ku humbi jetën 17-vjeçari

Detajet e vrasjes në Pogradec ku humbi jetën 17-vjeçari
September 14
12:50 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec në ambjentet e një lokali të basteve sportive ku një i ri është qëlluar për vdekje nga një moshatar i tij.

Sherri ka nisur për një vajzë në Facebook dhe viktima Fabio Hila e autori i vrasjes Fabian Muçollari kanë komunikuar me njëri-tjetrin në telefon gjatë ditës së djeshme dhe kanë lënë të takohen në lokalin e basteve sportive për t’u sqaruar.  Ata janë takuar në pikën e basteve në rrugën “Naim Frashëri”, në lagjen nr.3 të qytetit, dhe janë përplasur verbalisht për disa momente.

Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se Muçollari ishte larguar duke e kërcënuar se do të rikthehej. Sipas dëshmitarëve mësohet t’i ketë thënë: “Mos u largo që këtu, sepse do të vij pas pak që të sqarohemi tamam”.

Pak minuta më vonë ai është rikthyer në lokal i pajisur me një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar një herë në ajër për të larguar gjithë personat që ndodheshin brenda ambjentit. Autori i vrasjes është drejtuar drejt vendit ku ishte fshehur viktima, Fabio Hila i cili ka tentuar të largohet mirëpo  njëri prej plumbave e ka kapur në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka vënë në pranga Fabio Muçollarin i cili gjatë dëshmisë në polici e ka pranuar krimin.

Ai ka deklaruar se sherri kishte ndodhur pasi Fabio Hila kishte nisur një lidhje intime, me shoqen e tij të ngushtë dhe Muçollari ishte kundër kësaj lidhjeje./Blitz.al/

Komento
Shperndaje