Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje të reja për ekzekutimin në Tiranë, edhe viktima ishte i armatosur

Detaje të reja për ekzekutimin në Tiranë, edhe viktima ishte i armatosur
May 02
13:35 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku shtetasi 36-vjeçar Elton Çiço u ekzekutua me dy plumba. Teksa vijon hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, të tjera detaje bëhen të ditura. Burime të policisë bëjnë me dije se në çantën që viktima kishte me vete, është gjetur një pistoletë, çka ngre dyshimet se ai po ruhej nga ndonjë hakmarrje e mundshme.

Edhe pse ka bërë të ditur se vrasësi i Çiços mund të jetë një person rreth të 40-ve, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar kryesor. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet për vrasës me pagesë.

Ndërkaq, pas sekuestrimit të pamjeve filmike është kryer shoqërimi i disa personave, ndër ta edhe i pronarit të lokalit ku ndodhi krimi. Thuhet se janë shoqëruar në polici edhe të afërm të Robert Ramës nga Laçi, pjesëmarrës në tentativën e grabitjes, i cili mbeti i vrarë në Durrës më 8 qershor 2015.

Etiketimet
Shperndaje