Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje të reja nga ryshfeti, policia: 150 mijë euro u transferuan nga Monako

Detaje të reja nga ryshfeti, policia: 150 mijë euro u transferuan nga Monako
September 29
12:11 2016

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me çështjen e skandalit korruptiv që u denoncua mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”. Bëhet fjalë për shumën prej 18 mijë euro që oficeri i policisë Fatos Lushi kërkoi në emër të Prokurorit të Tiranës, Ardian Braho.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se ky ryshfet është kërkuar për heqjen e masës së sekuestros për një shumë parash prej 150 mijë euro të dërguara nga Franca. Paratë janë dërguar në gusht të 2014-s nga shtetasi Gani Metollari dhe policia ka referuar rastin në prokurori.

“Më 28 gusht 2014, Policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet për pastrim parash për Gani Metollarin, pasi është dhënë urdhër bllokimi për 72 orë për llogarinë bankare me vlerë 150 mijë euro. Këto para janë dërguar nga Monako e Francës nga shoqëria Allium Investment LTD”,- shprehen burimet. Nga viti 2014, hetimi ka vijuar nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje