Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje të reja nga rrëzimi i helikopterit, ushtaraku: S’dëgjova asnjë alarm. “Shega Trans”: Ishte i yni

Detaje të reja nga rrëzimi i helikopterit, ushtaraku: S’dëgjova asnjë alarm. “Shega Trans”: Ishte i yni
April 07
10:24 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar ditën e djeshme si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC45. Ushtaraku që mundi të shpëtojë, Gerald Baramuça, ka treguar për “Report TV” se incidenti ndodhi papritur ndërsa po fluturonin në kuotë të ulët mbi sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës për stërvitje.

“Koha ishte shumë e mirë, ndërsa në kabinë nuk kishte asnjë sinjal alarmi apo avarie deri në momentin e përplasjes.”, është shprehur ai. Gerald Baramuça është i vetmi ushtarak që mundi t’i mbijetojë tragjedisë duke mbetur i plagosur.

Nisur nga disa lajme të publikuara lidhur mbi aksidentin e ndodhur, ka reaguar kompania “Shega Trans”, e cila është shprehur se ndjen detyrimin moral të bëjë këtë komunikim për të sqaruar mediat dhe opinionin publik.

Reagimi i “Shega Trans”

Kompania “Shega Trans” sha, duke u nisur nga disa lajme të publikuara në mediat online lidhur me aksidentin e ndodhur dje ne një helicopter të FA-ve në liqenin e Shkodres ,ndjen detyrimin moral të bëjë këtë komunikim per të sqaruar mediat dhe opinionin publik.

Kompania jonë gjate ditës së djeshme ka kryer 2 fluturime ajrore në veri te shqiperisë, konkretisht nga vendi i quajtur “Shtoj, Malesi e madhe per ne Curraj i Eperm , Tropoje
Keto dy fluturime janë kryer per te permbushur amanetin e nje qytetari Shqiptar të vdekur jashte kufijve te shqiperise per ndertimin e varrit te tij ne vendin e lindjes Curraj i eperm, Tropoje.

Per kete arsye kemi bere dy flurimime per te transportuar pllakat e mermerit dhe materialet e nevojshme per ndertimin e varrit.
Kompania Shega Trans gjen rastin të shprehe ngushellimet më të sinqerta familjareve, të cilët humbën të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik, Forcave të Armatosura të cilat humbën njerëzit e tyre të shtenjte, si edhe mbarë shoqërisë civile per kete humbje të dy të rinjve të cilët po sterviteshin pikërisht per të shpëtuar jetë njerezish.

Kompania “SHEGA TRANS” sha

Etiketimet
Shperndaje