Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë. Gardisti-fqinjëve: M’i mbani se më vranë gruan

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë. Gardisti-fqinjëve: M’i mbani se më vranë gruan
April 06
10:01 2016

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i dytë në familje, i shënuar së fundmi në kryeqytet. Mësohet se Admir Dervishi ka qëlluar katër herë në drejtim të gruas së tij Ilda Dervishi, ku dy prej plumbave kanë prekur në trup 28-vjeçaren.

Sipas dëshmitarëve, sherri ka nisur herët, ku ata kanë dëgjuar fillimisht të qarat e fëmijëve, zhurma të tjera, e më pas të shtënat. Një nga plumbat mësohet të ketë prekur derën e jashtme, gjë që të bën të mendosh se ndoshta gruaja ka dashur të largohet.

Më pas, ai ka zbritur dy fëmijët tek fqinjët, duke iu drejtuar: “M’i mbani fëmijët se më vranë gruan”. Kanë qenë të afërm të çiftit, të cilët kanë mbërritur më pas dhe kanë marrë fëmijët.

“Nuk e njihnim mirë çiftin. Kishin një vit që kishin ardhur në lagje. Nuk kishim dëgjuar për probleme më parë. Çifti kishte 2 fëmijë, një djalë 5 vjeç dhe një vajzë 8 muajshe”, kanë thënë banorët.

Komento
Etiketimet
Shperndaje