Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje të reja nga incesti në Dibër, babai përdhunues ngacmonte femrat e fshatit

Detaje të reja nga incesti në Dibër, babai përdhunues ngacmonte femrat e fshatit
August 19
19:34 2016

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e shënuar së fundmi në Dibër, ku një baba ka përdhunuar të bijën 15-vjeçare në një vend të pyllëzuar në fshatin Kastriot.

Mësohet se nëna e 15-vjeçares E. Përgjegji, ka vdekur para 7 vitesh në një aksident dhe më pas babai u martua sërish, martesë nga e cila ka edhe një djalë 3-vjeçar. 46-vjeçari kishte rreth një vit që ishte kthyer nga Greqia dhe njihej si person problematik, pasi ngacmonte femrat në fshat. Nga dëshmitë e dhëna mësohet se vajza prej 10 ditësh rrinte e veçuar dhe e mërzitur. Sipas vëllait të saj 12-vjeçar, ajo kishte tentuar disa herë të fliste me të.

Burime të policisë zbuluan fillimisht se në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative u mësua se një minorene ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike.

“Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej te banesa e xhaxhait të saj. Nga veprimet paraprake kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini”,- citon policia. Vajza ka rrëfyer mes lotësh se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në një vend të pyllëzuar, ku babai biologjik, Guri Përgjegji, pasi e ka përdhunuar është larguar në drejtim të pyllit. Arrestimi i tij u krye në orët e para të mëngjesit. /Blitz.al/

Shperndaje