Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje të reja nga grabitja në Rinas, të dyshimta ndryshimi i shoferit dhe dyert e hapura të furgonit me para

Detaje të reja nga grabitja në Rinas, të dyshimta ndryshimi i shoferit dhe dyert e hapura të furgonit me para
July 11
09:34 2016

Hetimet për grabitjen e shënuar pak ditë më parë në Rinas kanë kanë mundësuar zbardhjen e detajeve të reja lidhur me ngjarjen. Ndryshimi i shoferit, prania e të arrestuarit Kujtim Picari dhe lënia hapur e dyerve të furgonit me para, janë ende në proces hetimi të Prokurorisë.

“Rezulton se Kujtim Picari ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i bankës që po dërgonte paratë në Vjenë. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF ‘Nazeri 2000’, pa shoferin e firmës së mësipërme.”

Kjo për shkak se shoferi i firmës nuk është lejuar të futet në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, për shkak të mungesës së dokumentit të autorizimit për lëvizje me mjet brenda ambienteve të Rinasit. Punonjësit e kompanisë private të sigurimit kanë shpjeguar përpara hetuesve mungesën e shoferit. Ata janë shprehur se kjo ka ndodhur ditën e ngjarjes për shkak të mbingarkesës.

E dyshimtë konsiderohet edhe lënia hapur e dyerve të mjetit, çka i ka dhënë mundësinë grabitësve të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave prej 1 milion euro. Sipas Prokurorisë, pasi ka marrë drejtimin e automjetit të blinduar ku ndodheshin thasët me euro, i arrestuari tashmë Kujtim Picari ka dalë në pistë dhe është afruar tek avioni që do të transportonte dërgesën financiare, duke lënë më pas hapur dyert.

Komento
Etiketimet
Shperndaje