Blitz

 Breaking News

Detaje të reja nga grabitja në Rinas, si ikën autorët nëpër tunele

Detaje të reja nga grabitja në Rinas, si ikën autorët nëpër tunele
April 20
12:46 2019

10 ditë pas grabitjes spektakolare që ndodhi në aeroportin e Rinasit, detaje të reja kanë dalë nga ngjarja.

Burime nga grupi hetimor që është ngritur për këtë çeshtje, thonë se ekzistojnë disa tunele të fshehta, brenda të cilave është pregatitur e gjithë grabitja në aeroport dhe gjithashtu se këto kalime sekrete janë përdorur për arratisjen nga vendi i ngajrjes.

Pasi mbeti i vrarë Admir Murataj, bashkëpunotrët e tij u larguan pikërisht duke përdorur këto tunele, ekzistenca e të cilave është zbuluar shumë vonë nga forcat e rendit. Tunelet janë në afërsi të fshatit Drithash, në të cilin u gjet e djegur makina e autorëve të grabitjes dhe ku policia bëri kontrolle të shumta por pa arritur të zbulojë gjë.

Mendohet se brenda këtyre tuneleve grabitësit ndanë paratë, dogjën rrobat dhe u larguan krejtësisht të pashqetësuar. Ndërkohë që detaje të reja dalin çdo ditë për grabitjen dhe si u realizua, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, të paktën zyrtarisht. Kujtojmë që dy ditë më parë, ministri i Brendshëm Lleshaj, deklaroi se ka informacione që paratë e grabitura dhe mund të jenë djegur. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Share