Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje të reja nga ekzekutimi në Tiranë, ja kush është mjeku i arrestuar

Detaje të reja nga ekzekutimi në Tiranë, ja kush është mjeku i arrestuar
May 03
11:08 2016

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi që vijon lidhur me ekzekutimin e mbrëmjes së 1 majit në kryeqytet. Në puntatën e djeshme të emisionit “Opinion”, u bë me dije se është arrestar një shtetas që akuzohet për prishjen e provave në vendngjarje.

Bëhet fjalë për mjekun Redjan Rraja 31 vjeç nga Nikel i Fushë-Krujës, i cili ishte së bashku me viktimën në lokal, kur ky i fundit u ekzekutua. Fillimisht u bë me dije se viktima Elton Çiço ishte i armatosur, armë të cilën mjeku tentoi ta fshihte. Për këtë arsye, ai akuzohet se pengoi zbulimin e së vërtetës.

Ndërkaq flitet se po hetohet në një pistë të dytë, ajo e prishjes së pazareve të drogës. Robert Rama, i cili u ekzekutua në Durrës, 3 muaj pas grabitjes në Tepelenë, dyshohet se ka patur lidhje me Elton Çiçon për çështje narkotikësh dhe grabitja është kryer pikërisht për këtë shkak.

Etiketimet
Shperndaje