Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje të reja, kjo është arsyeja pse humbi jetën vajza 13-vjeçare

Detaje të reja, kjo është arsyeja pse humbi jetën vajza 13-vjeçare
October 12
15:18 2018

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Bregut të Lumit, teksa 13-vjeçarja me inicialet K.B u dërgua me plagë të rënda nga i ati Xhevat Brahaj në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Sipas Ballkanëeb, policia bën me dije se e mitura dyshohet është vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit. Xhevat Brahaj kishte hyrë në banesë, ku kishte parë përtokë vajzën e tij të mbuluar në gjak. Pavarësisht tentativës së mjekëve për ta shpëtuar, emitura L.Brahaj nuk ka mundur ti mbijetonte plagëve të marra.

Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut pa leje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje