Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, shoferi pa patentë e shtypi aksidentalisht

Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, shoferi pa patentë e shtypi aksidentalisht
August 12
15:30 2016

Nga Anduena Llabani

17-vjeçari Ardit Gjoklaj, u vra aksidentalisht nga fadroma ndërsa punonte në landfillin e Sharrës.

Prokurorët kanë arritur të mbledhin prova dhe dëshmi të pakontestueshme që çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe përgjegjësinë e autorëve.

Zyrtarsisht mësohet se në mjetin e Edmond Kallarit, hetuesit kanë gjetur shenja gjaku, çka provon se 17 -vjeçari, është vrarë në landfill.

Një dëshmi e rëndësishme për hetimin është ajo e ekonomistit të firmës “3R” Bujar Daja. Ai ka zbardhur mënyrën se si përzgjidheshin punonjësit nga kompania dhe se shumë prej tyre nuk figurojnë të regjistruar, përfshirë edhe viktimën.

Prokurorët bëjnë me përgjegjësi Edurim Teqja i cili ishte caktuar si personi që merrej me mbarëvajtjen e punëve, ndërsa i regjistruar figuron një tjetër person i njohur si Besnik Braha.

Ai deklaroi se kishte shkuar tek landfilli rreth orës 10:00, ku ka dërguar naftë për të furnizuar mjetet . Më pas është larguar rreth orës 12:30 kur në telefon e ka marr Eltjon Meta, i cili ishte pergjegjës për turnin e parë. Ai ka qenë dhe personi që ka dhënë sinjalin se tek landfilli dukej një kufomë. Rreth orës 15:00 në vendngjarje ka ardhur policia. Në momentet e para të gjithë kanë dyshuar se trupi i pajetë i 17 -vjeçarit ishte hedhur aty nga një makinë plehrash e turnit të natës.

Edmond Kallari, drejtues i automjetit Fadromë, u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se me automjetin e tij ka sjellë vdekjen e Ardit Gjoklaj. Ai akuzohet për dy vepra penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” për shkak se nuk ishte i pajisur as me leje drejtimi për këtë lloj automjeti si dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje