Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje nga ceremonia e përurimit të presidentit amerikan Trump

Detaje nga ceremonia e përurimit të presidentit amerikan Trump
January 20
09:52 2017

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump, pritet të zgjidhet zyrtarisht si kreu i Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e sotme.

Trump ka zbarkuar në Uashington dhe do të qëndrojë aty për të paktën 4 vitet e ardhshme.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se vendi do të shohë “diçka vërtet të mahnitshme” të premten, kur ai të betohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Pas një koncerti të enjten në mbrëmje në shkallët e monumentit të Linkolnit, Trump tha se ka pak rëndësi nëse moti do të jetë i bukur apo me shira të dendur, duke shtuar se e gjithë bota po ndjek atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara.

 

 

 

 

 

 

 

Disa minuta para një shfaqjeje me fishekzjarrë në qiellin e Uashingtonit, Trump premtoi të punojë intensivisht për të bashkuar vendin dhe për ta bërë Amerikën të madhe për të gjithë.

Sean Spicer, i cili do të jetë zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti i zgjedhur po vazhdon t’i bëjë ndryshime fjalimit të përurimit, që do të mbajë të premten në shkallët e ndërtesës së Kongresit. “Fjalimi do të jetë me tone të forta personale, ku do të shpaloset vizioni i tij për Amerikën”,- tha ai.

Trump mund të shfuqizojë menjëherë, përmes urdhrave ekzekutivë, disa vendime të presidentit Obama.

Spicer tha se 50 zyrtarë të administratës së presidentit Obama, që kanë punuar për tranzicionin, kanë rënë dakord të qëndrojnë në detyrë edhe me administratën e re.

Presidenti i zgjedhur Trump vendosi një kurorë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen mbi 400 mijë veteranë të forcave të armatosura dhe familjarë të tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje