Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje nga aksidenti në Tiranë, 20-vjeçari: S’e mbaj mend si ndodhi, u largova nga paniku

Detaje nga aksidenti në Tiranë, 20-vjeçari: S’e mbaj mend si ndodhi, u largova nga paniku
July 14
21:51 2016

Detaje të rënda janë zbuluar sot në “Opinion” lidhur me aksidentin e rëndë shënuar ditën e djeshme në Tiranë. Mësohet se 20-vjeçari Andre Memollari kaloi me shpejtësi 35km/orë dhe pasi e goditi fillimisht, kaloi mbi trupin e viktimës për tu larguar më pas me shpejtësi. Arrestimi i tij u krye pak orë më vonë në banesën e tij. “Nuk e mbaj mend si ndodhi aksidenti. U largova pasi më kapi paniku.”, mësohet të jetë shprehur ai në polici.

Bëhet gjithashtu me dije se zona në të cilën ndodhi aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e 45-vjeçares, ishte shndërruar në mjaft problematike për shkak të mosfunksionimit të dy semaforëve.

Gazetari në “Opinion” zbuloi se viktima me dy fëmijët nuk ishte duke kaluar tek vijat e bardha, megjithatë përgjegjësia i kalon drejtuesit 20-vjeçar të mjetit, i cili duhet t’i jepte prioritet këmbësorit. 45-vjeçarja ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda që shkaktuan shok të rëndë traumatiko-hemorragjik. Dënimi me burgim për kryerjen e kësaj vepre penale varijon nga dy deri në 10 vjet.

Etiketimet
Shperndaje