Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen: “E pa që ishte gjallë, u kthye dhe e qëlloi përsëri 19-vjeçaren”

Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen: “E pa që ishte gjallë, u kthye dhe e qëlloi përsëri 19-vjeçaren”
June 08
10:04 2018

Të tjera detaje janë mësuar nga rrëfimi i dëshmitarëve për ngjarjen tronditëse sot në Don Bosko ku një 31 vjeçar nga Kukësi vrau 19 vjecarjen Xhuljeta Cuni me të cilën thuhet se ka patur një lidhje intime.

E reja ndërroi jetë në vend, ndërsa Xhafer Mata 31 vjec vdiq një orë më pas në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në trotuar në rrugën kryesore të Don Boskos dhe është parë nga kliente të një kafeje përballë rrugës dhe nga kalimtarë të rastit.

Dëshmitarët kanë rrëfyer për grupin hetimor se autori ka tentuar ta ndalojë, por vajza nuk ka pranuar duke i thënë “mos më prek”. Ai e ka qëlluar me pistoletë nga pas dhe është larguar disa metra, për tu rikthyer sërish. 31 vjecari pasi e ka parë se vajza ishte gjallë ka shtier sërish mbi të, duke i marrë jetën. Më pas thonë dëshmitarë, autori bënte lëvizje kaotike me pistoletë në dorë, duke rrezikuar jetën e tyre. “Ai është larguar disa metra nga vendi i krimit, është ulur poshtë një peme dhe ka filluar të qajë. Kur ka dëgjuar sirenat e policisë ka qëlluar veten me pistoletë në kokë”, rrëfejnë dëshmitarët për skenën e krimit.

Sipas policisë viktimat janë vajza 19-vjeçare Xhuljeta Çuni me origjinë nga Vinjolli i Matit dhe autori Xhafer Mata nga Kalimashi i Kukësit dhe të dy jetonin në Tiranë në zonën e Don Boskos.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me nje vrasje pasioni. Dyshohet se ata kanë qenë të lidhur por vajza më pas i ka dhënë fund lidhjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Burimi: Opinion

 

Komento
Shperndaje