Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshmia tronditëse e shqiptares në Nice: Në turmë kishte shumë shqiptarë!

Dëshmia tronditëse e shqiptares në Nice: Në turmë kishte shumë shqiptarë!
July 15
16:24 2016

Sulmi i djeshëm në Nice ka shkaktuar shumë viktima dhe të plagosur.  Në momentet e shpërthimit ka pasur  shumë shqiptarë në vendngjarje, por edhe rreth e rrotull kësaj zone. Një shqiptare me inicialet O.M, e cila jeton  në Nice, është shprehur për Blitz.al se ka shtëpinë në atë zonë dhe ka parë çdo gjë nga dritarja.

Fillimisht kur dëgjoi  shpërthimet ajo mendoi se ishin fishekzjarrë, por mes shpërthimesh dëgjoheshin zhurma, të bërtitura, sirena policie e ambulanca. Diçka po ndodhte! Ajo ka treguar se kamioni kishte disa ditë që ishte i parkuar në atë zonë  dhe mbrëmjen e djeshme kishte qenë i mbushur me eksploziv. Kamioni eci për 2 km mbi njerëz dhe në qoftë se  do të kishte shpërthyer numri i viktimave do të ishte shumë i lartë.

“Kisha bërë plane të dilja mbrëmë, por ndryshova mendje në momentin e fundit. Më pas mora vesh për lajmin dhe kryetari i bashkisë njoftoi të mbylleshim në shtëpi dhe mos të dilnim, aty u frikësova më shumë”, – tha O.M. për Blitz.al

Në vendngjarje kishte shumë shqiptarë; disa që e kuptuan rrezikun u larguan menjëherë. Shumë njerëz të tjerë, mes tyre edhe shqiptarë që O.M. i njihte, ishin mbyllur në lokale, hotele, nën sigurinë e policisë.

Shperndaje