Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshmia: Dy vëllezërit u vranë për pazaret e drogës. Po kërkonin ndihmë pasi u qëlluan

Dëshmia: Dy vëllezërit u vranë për pazaret e drogës. Po kërkonin ndihmë pasi u qëlluan
November 11
13:49 2016

Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Milano, ku u ekzekutuan me armë zjarri dy vëllezërit nga Lezha, Alfred e Alban Lleshaj, ka rrëfyer për Blitz.al disa detaje të atentatit.  Sipas tij, konflikti ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës, pasi ai i njihte nga afër dy viktimat.

Dëshmitari shqiptar tregon se 2 vëllezërit, Alfredi 27 vjeç dhe Albani 24 vjeç, kanë qenë duke udhëtuar me makinën e tyre tip “Volkswagen” dhe janë qëlluar në distancë e pas 600 metrash duke ecur janë përmbysur në rrugën Ancona.

Disa momente pas ngjarjes ata kanë qenë ende gjallë dhe kanë kërkuar ndihmë nga banorët përreth, të cilët si fillim kanë menduar si ishte një vjedhje, por pasi kanë kuptuar çfarë kishte ndodhur realisht kanë lajmëruar ambulancën e karabinierët.

Sipas dëshmitarit, shok i viktimave, asnjëri prej tyre nuk është i martuar apo me fëmijë dhe jetonin prej disa vitesh në Itali. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje