Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshira e fundit e vogëlushit polak: “Më varrosni ngjitur me nënën”

Dëshira e fundit e vogëlushit polak: “Më varrosni ngjitur me nënën”
March 27
15:21 2017

“Luftëtari i vogël” Filip Kwasny ka prekur zemrat e të gjithëve me fjalët e tij.

Pasi mori vesh se ishte i sëmurë dhe do të ndërronte jetë, vogëlushi 7-vjeçar ka kërkuar të varroset ngjitur me varrin e nënës së tij.

Filip ndodhej në spitalin e fëmijëve “Great Ormond” në Londër kur beteja e tij me sëmundjen mori fund të premten e kaluar, pasi nuk mundi ta mposhtë atë, 6 muaj pasi ishte diagnostikuar me leucemi mielomonositike.

“The Mirror” shkruan se nëna e Filipit, Agniezska, ndërroi jetë në vitin 2011, në moshën 33-vjeçare, nga kanceri, dhe është varrosur në Poloni.

Kjo u bë me dije nga babai i tij, Piotr, në mënyrë që historia të bëhej publike e ai të mblidhte fondet e nevojshme prej 6.500 £ për ta transportuar trupin e djalit në Poloni për t’i kryer ceremoninë e përcjelljes së fundit.

Kjo shumë u mblodh vetëm në pak orë nga bërja publike e historisë që preku mijëra njerëz në Britaninë e Madhe dhe gjithë botën. Madje shuma arriti deri ne 41.000 £.

Pas ndarjes nga jeta të birit të tij, Piotr tha: “Vogëlushi im u largua. Do të ketë përjetësisht një boshllëk të jashtëzakonshëm në zemrën time. Kurrë nuk do ta harroj dhe do ta dua tërë jetën. E vlerësoj mbështetjen e gjithsecilit prej jush e falë jush ai do të flejë tashmë ngjitur me nënën e tij”.  /Blitz.al/

Shperndaje