Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dermatoza nodulare, Panariti: Do të asgjësojmë kafshët e prekura

Dermatoza nodulare, Panariti: Do të asgjësojmë kafshët e prekura
August 10
12:32 2016

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se sëmundja “Dermatoza nodulare” ka prekur edhe kafshët në vendin tonë, në veri dhe verilindje të vendit, të cilat janë duke u mbajtur nën kontroll në karantinë dhe pritet të asgjësohen.

“Me autoritetet lokale do të bëjmë vlerësimin e dëmeve pasi ato janë dhe zona të varfra e do të shikojmë mënyrat e kompensimit financiar, por edhe zëvendësim me krerë të shëndoshë. Të gjitha kafshët që kanë rezultuar pozitive do të asgjësohen, duke bërë vlerësimin e vlerës së kësaj kafshe me praninë e veterinerit dhe të të dëmtuarit”, – deklaroi ministri. Ai theksoi se do bëhet kompensimi i blegtorëve ose financiarisht ose me gjethë të tjera.

Më tej, ai qetësoi publikun duke sqaruar se ky virus nuk transmetohet përmes mishit e si rrjedhim nuk e prek njeriun: “Ne gjurmojmë mishin sepse mund të jetë tregues i lëvizjes së kafshës me virus. Nuk ka rrezik për konsumatorin, është virus që nuk e prek njeriun dhe nuk transmetohet nëpërmjet mishit.” /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje