Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dërgoi të miturit pa lejen e prindërve në Tiranë, policia ndalon mësuesen

Dërgoi të miturit pa lejen e prindërve në Tiranë, policia ndalon mësuesen
May 20
16:17 2016

Drejtoria Arsimore Rajonale e Elbasanit është mbledhur sot për të diskutuar ngjarjen e ditës së djeshme ku 5 të mitur janë dërguar drejt kryeqytetit në televizionin “News 24”,  për të denoncuar një rast dhune në ambientet e shkollës.  DAR ka vendosur masë pezullimi pa afat për mësueset e shkollës 7-Marsi në Cërrik, Mjaftoni Ago dhe Fatbardha Shabani, pasi kishin nisur vetëm drejt Tiranës nxënësit. Masa e pezullimit ka përfshirë dhe drejtoreshën e shkollës e cila mësohet se dilte në pension ditën e sotme.

Sipas policisë së Elbasanit, mësuesja 57-vjeçare, Mjaftoni Ago,  është ndaluar nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, me akuzën  “shpërdorim detyre”.

Mëngjesin e djeshëm një grup fëmijësh mbërritën me taksi nga qyteti i Cërrikut drejt Tiranës për të denoncuar dhunën e mësueses së tyre Fatbardha Shabani. Ata pohuan se ishin larguar prej shkollës pa lejen e prindërve dhe mësuesja kujdestare u kishte paguar lekët e taksisë.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Shperndaje