Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dërgohet nga Kosova në Britani prifti i arratisur që kishte abuzuar seksualisht me të mitur

Dërgohet nga Kosova në Britani prifti i arratisur që kishte abuzuar seksualisht me të mitur
August 22
10:41 2016

Prifti katolik i cili i është arratisur 5 vite më parë pasi ka abuzuar seksualisht me të mitur, është kapur nga policia në Britani.

Prifti Laurence Soper, 72 vjeç u kërkua gjerësisht nga të gjitha policitë e vendeve evropiane. Skandali u bë i njohur në vitin 2011 dhe më pas prifti u arrestua në muajin maj në Kosovë. Megjithatë mundësia që ai të dërgohej në Britani ishte shumë e vështirë pasi një gjyqtar kosovar i cili u mor me këtë çështje e bllokoi ekstradimin për 30 vite.

Megjithatë pas marrëveshjes, mbrëmjen e djeshme prifti ka arritur në aeroportin Luton në Britani. Ai akuzohet për abuzimin me 9 të mitur duke filluar që nga viti 1972. Tani pritet që të merren masa nga policia dhe gjykata e Londrës pasi mbi priftin rëndon edhe akuza e arratisjes. /Blitz.al/

Shperndaje