Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Der Spiegel: “Politikanë autoritarë e klika të korruptuara në Ballkanin Perëndimor”

Der Spiegel: “Politikanë autoritarë e klika të korruptuara në Ballkanin Perëndimor”
January 09
13:02 2017

“Në çdo vend të rajonit në Ballkanin Perëndimor sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara, ndërsa në asnjë prej këtyre vendeve nuk sundon shteti ligjor”,- shkruan ndër të tjera gazeta gjermane “Der Speigel” në një artikull të saj referuar situatës në Ballkanin Perëndimor dhe liderëve në vendet e këtij rajoni, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

“Ka një kohë të gjatë që vendet e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor po punojnë drejt përafrimit. Për Bashkimin Europian është me shumë rëndësi zbatimi në praktikë i vlerave demokratike dhe të shtetit ligjor në këto vende. Mirëpo, udhëheqësit autoritarë në rajon nuk po e marrin më seriozisht kryeqendrën europiane, Brukselin. Ata tashmë po flirtojnë me Rusinë dhe Turqinë. Ndërkaq, as BE-ja më nuk po insiston në respektimin e parimeve. Ajo tani ka nevojë më shumë për partnerë politikë dhe garantues të stabilitetit. Ky trend aktual, për ekspertët, është shumë i rrezikshëm”,- vijon më tej gazeta.

“Edhe ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe për korrupsion. Por ai i duhet BE-së për të menaxhuar krizën e refugjatëve, ku roli i Maqedonisë shihet si një pengesë për refugjatët që mund të vërshojnë nga Greqia”,- citojmë më tej gazetën “Der Spiegel”.

Në artikull nuk shkruhet specifikisht për Shqipërinë dhe liderin e saj, por flitet për Kosovën dhe Serbinë, madje shkruhet se pjesëmarrja e Haçit në krimet e luftës mbetet e pasqaruar deri më tani.

Megjithatë, në paragrafin e fundit të artikullit të gazetës përmendet Erdogan dhe ftesa që ai i bëri kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama, në dasmën e vajzës së tij.

“Kur ai martoi vajzën e tij, shfrytëzoi rastin që për të krijuar marrëdhënie të forta pa rënë në sy kishte ftuar në dasmë kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqjen shtetërore prej tre anëtarësh të Bosnjë-Hercegovinës si mysafirë nderi”,- përfundon artikulli. /Blitz.al/

Shperndaje