Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputetja shqiptare në parlamentin maqedonas: Flas shqip dhe vetëm shqip

Deputetja shqiptare në parlamentin maqedonas: Flas shqip dhe vetëm shqip
September 27
18:05 2016

Kaltrina Azizi, deputetja më e re në përbërjen parlamentare të Maqedonisë, ka shkaktuar tension në kuvendin maqedonas ku po zhvillohej debati mbi Prokurorinë Speciale.

Deputetja e BDI-së ka reaguar ndaj deputetëve të VMRO-së, të cilët kishin provokuar lidhur me çështjen e përgjimeve, ku kanë vënë në shënjestër zyrtarë të Kosovës dhe kanë vënë në dilemë nëse gjuha shqipe është ose jo zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

E duke iu referuar kësaj dileme, deputetja shqiptare është shprehur se fakti që ajo në parlament flet shqip tregon qartazi që është gjuhë zyrtare. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje