Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti Strazimiri me armë në protestë

March 28
13:38 2016

Një video e publikuar nga News 24 ka treguar se në protestën e sotme te parku i liqenit, ku ishin pjesëmarrës edhe deputetë të opozitës, Gent Strazimiri ka pasur një armë me vete.

Gjatë përleshjes me forca të policisë, në momentin që i është ngritur xhupi, deputetit i ka dalë pistoleta nga brezi.  Pas këtyre filmimeve, gazetarët e News 24 e kanë kontaktuar deputetin për të marrë një prononcim nga ai.

Ky i fundit ka thënë se i vjen mirë që mediat merren me deputetët që mbajnë armë dhe jo me ata që i përdorin e që janë brenda në parlament.

“Krimi nuk jam unë, ai është në parlament. Parlamentin e ka mbytur krimi. Qarkulloj i armatosur 24 orë në ditë, ndërsa Prenga ishte me armë në polici dhe nuk u tha asgjë”, – tha Strazimiri.

Më poshtë ndiqni videon e publikuar nga News 24:

Etiketimet
Shperndaje