Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti Sadri Abazi mjaft energjik në mitingun në Dibër, por e “zhgënjen” zëri

Deputeti Sadri Abazi mjaft energjik në mitingun në Dibër, por e “zhgënjen” zëri
September 09
11:59 2016

Deputeti socialist Sadri Abazi është një prej personazheve më të sulmuar nga opozita për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Peshkopi. Në mitingun për mbylljen e fushatës në Dibër ai ka qenë shumë energjik dhe i revoltuar.

Deputeti socialist u ka bërë thirrje dibranëve të votojnë kandidatin e majtë Muharrem Rama, por nga të bërtiturat atë e ka tradhtuar zëri disa herë. Deputeti Abazi gjatë fjalimit të tij ka pasur ngjjirje dhe shkëputje të zërit. Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura dhe batuta te kolegët e tij.

Më tej ai ka shtuar : “Në darkë do jetë në Peshkopi dhe në mëngjes do t’i thoni “Mirëmëngjesi, kryetari ynë!”. Me votën tuaj në datën 11 të votoni numrin 1 se ju e dini se Edi Rama do të jetë kryeministër i Shqipërisë edhe për 10 vitet e ardhshme”/Blitz.al/

Shperndaje