Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti kaubojs nuk di emrin e Ramush Haradinajt. Statusi qesharak…

Deputeti kaubojs nuk di emrin e Ramush Haradinajt. Statusi qesharak…
January 05
13:33 2017

Pas arrestimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet policore franceze kanë qenë të shumta reagimet e zyrtarëve të Prishtinës dhe Tiranës ndaj këtij veprimi në thelb absurd, sipas përfaqësive qeveritare, të dy vendeve.

Mes reagimeve nuk ka mbetur pas as deputeti kaubojs i kuvendit tonë, Eduard Ndocaj.

Por në ndryshim nga reagimet e tjera, duket sikur Ndocaj flet për një tjetër person.

Për Ndocaj është arrestuar Ramush Hajredinaj dhe jo Ramush Haradinaj.

Ky është statusi i tij i plotë: “Dënoj arrestimin e paligjshëm të Ramush Hajredinaj. Lufta e Hajredinaj dhe UÇK ishte luftë për liri kundër shtypjes, vrasjeve e gjenocidit serb. Ramush Hajredinaj duhet të lirohet sa më parë, para se të trazohen ndjenja patriotike të shqiptarëve. Eduart Ndocaj”.

Mesa duket, deputetin nuk e kanë informuar siç duhet për identitetin e plotë të ish-kryeministrit të Kosovës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje