Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti i PS-së: “Gjaku i të vrarëve të Gërdecit dhe 21 janarit thërret”

Deputeti i PS-së: “Gjaku i të vrarëve të Gërdecit dhe 21 janarit thërret”
February 27
11:01 2017

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, nuk ka lënë sërish pa komentuar protestën e opozitës dhe kauzën e saj që e cilëson si false.

Ndreu shkruan se gjaku i të vrarëve të pafajshëm të Gërdecit dhe 21 janarit thërret për ndëshkim penal.

Ja statusi i tij i plotë:

“Kryehajdutët mblidhen dhe thërrasin se filani mund t’ju vjedhë. Këto janë histori shqiptare që gatuhen në zyrat e atyre që pretendojnë të drejtojnë vendin. Imoraliteti i kësaj pseudo-kauze është edhe vetëdemaskimi i një kaste politike, e cila ka bërë aq zullume sa shqiptarët do t’i vuajnë për shumë kohë! Gjaku i të vrarëve të pafajshëm në Gërdec e 21 janar thërret për ndëshkim penal. Paniku që i ka zënë autorët e këtyre masakrave është i pafre. Ndëshkimi i ligjit kurrë s’ka qenë më afër se sot për këdo që është zhytur në llumin e krimit. Koka e krimit është edhe koka e çadrës”, – shkruan Ndreu.

Shperndaje