Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti i PS-së, Briseida Shehajt: E paaftë, arrogante e fjalë pise

Deputeti i PS-së, Briseida Shehajt:  E paaftë, arrogante e fjalë pise
November 24
14:00 2016

Vladimir Kosta, deputeti i PS-së për Përmetin, e ka cilësuar me fjalë të rënda ish-drejtoreshën e tatimeve Briseida Shehaj, që 2 muaj më parë ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i zv.ministres së Ekonomisë.

Kosta, në profilin e tij në Facebook, e quan Shehajn arrogante, të paaftë dhe fjalë pise.

“Çudi e madhe si e kanë lënë deri sot sa të japë dorëheqjen! Drejtoresha më e paaftë, arrogante e fjalë pise. Një ish-drejtoreshë që shkatërroi administratën duke larguar të aftët e i zëvendësoi me sojin e saj”,- shkruan Kosta në statusin e tij.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje