Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti i Partisë Socialiste aksidenton me makinë një fëmijë

Deputeti i Partisë Socialiste aksidenton me makinë një fëmijë
May 27
15:11 2016

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka aksidentuar mesditën  e sotme me makinë një fëmijë në Shkozet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, ndërkohë që deputeti ka qenë duke udhëtuar me makinën tip Range Rover, në një rrugë dytësore, ka goditur një fëmijë me inicialet J.S., 7 vjeç.

Fëmija i plagosur ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e aksidentit thuhet se ai i ishte shkëputur nga duart të atit. Sipas informacioneve, në vendngjarje ka mbërritur policia për të verifikuar të dhënat e aksidentit.

.

Komento
Shperndaje