Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti i LDK-së flet për Demarkacionin: “Nuk ishte aspak e lehtë!”

Deputeti i LDK-së flet për Demarkacionin: “Nuk ishte aspak e lehtë!”
February 24
22:04 2018

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka komentuar mbrëmjen e sotme marrëveshjen e ratifikuar mes Kosovës dhe Maliit të Zi me anë të një statusi në Facebook.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin lirshëm,meritojnë dhe e kemi obligim dhe për nder të jemi në shërbim të tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës edhe këto ditë tregoi se është parti që punon për të mirën e vendit. Pavarësisht se jemi për momentin në opozitë, ne dhamë dhe do të japim kontributin tonë për të mirën e qytetarëve tonë”, – shkruan Beqiri në statusin e tij.

“Gatishmëria jonë, qëndrimi ynë për gjetjen e rrugëdaljes për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, shpresojmë të përfundoj me kryerjen e këtij obligimi. Nuk ishte e lehtë të dialogohet këto ditë për tu mirëkuptuar oferta jonë si rrugëzgjidhje, mirë që kjo u bë. Padrejtësisht kjo u vonua mbi dy vite,me çka u dënuan qytetarët tonë. LDK ishte dhe mbetet garanci e Republikës së Kosovës”, – përfundon deputeti i LDK-së. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje