Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti gjerman: Pa anëtarësimin e Kosovës në OKB, Serbia s’mund të hyjë në BE

Deputeti gjerman: Pa anëtarësimin e Kosovës në OKB, Serbia s’mund të hyjë në BE
June 13
10:45 2016

Një deputet në Bundestagun gjerman ka deklaruar se nuk do të ratifikohet anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Europian nëse Serbia nuk pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB. Deputeti i koalicionit qeverisës CDU/CSU ka thënë për gazetën serbe “Danas” se ky qëndrim gjerman i është komunikuar Serbisë gjatë bisedimeve në Bruksel për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi thënë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse Serbia nuk pranon që Kosova të jetë anëtare e plotfuqishme e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, kjo është çështje ka mbetur e hapur në partinë time pasi ka mendime të ndryshme për të.”, është shprehur më tej ky burim.

Burimi: lajmi.net

Etiketimet
Shperndaje